Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka denoncuar kryeministrin Edi Rama se ka takuar në Abu Dhabi, drejtuesin e kompanisë kineze, G42, Peng Xiao, fituese e tenderit 118 mln dollarë për projektin Smart City.

Në një postim në facebook, Këlliçi shkruan se, kjo është një aferë e debatueshme në shumë drejtime.

“Së pari, shuma fillestare për këtë projekt ishte parashikuar 60 milionë USD. Por më pas, papritur, ajo gati dyfishohet. I shtohen dhe 50 milionë euro.

Diku e kemi ndeshur më parë një histori të ngjashme?! Po, tek tuneli i llogarasë.

Edhe në atë rast, fotoja e Ramës më drejtuesit e kompanisë turke, i parapriu shtimit të 50 milionë euorve në kontratë”, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë

Edi Rama na tregon sërish me foto gjurmët e një skandali!

Gjatë një vizite në Abu Dabi, Edi Rama ka takuar drejtuesin e kompanisë G42, Peng Xiao, të cilit i ka dhënë pa tender, pa garë, 118 milionë dollarë prokurim për projektin Smart City.

Një aferë e debatueshme në shumë drejtime.

Së pari, shuma fillestare për këtë projekt ishte parashikuar 60 milionë USD. Por më pas, papritur, ajo gati dyfishohet. I shtohen dhe 50 milionë euro.

Diku e kemi ndeshur më parë një histori të ngjashme?! Po, tek tuneli i llogarasë.

Edhe në atë rast, fotoja e Ramës më drejtuesit e kompanisë turke, i parapriu shtimit të 50 milionë euorve në kontratë.

Para që avulluan dhe puna u krye me fondin e mëparshëm.

Për aferën e Smart City ka pasur dhe më parë denoncime. Eshtë konstatuar se paisjet që do të përdoren për mbulimin e vendit me kamera, janë caktuar si zëra, 3 deri në 4 herë më shtrenjtë se sa ato kushtojnë në treg.

Por pjesa më e dyshimtë ka të bëjë me kompaninë që i është dhënë ky projekt dhe kjo prek sigurinë kombëtare.

G42 është me lidhje të forta me Kinën, për të cilën janë ngritur shqetësime dhe në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Dhe pikërisht këtij grupimi Edi Rama ka vendosur t’i japë të dhënat më sensitive, dhe elementin bazik të sigurisë kombëtarë, që është vëzhgimi me kamera në gjithë territorin.

Këto aventura të Edi Ramës që nisin me udhëtime e mbulohen me propagandë, në shumë raste kanë rezultuar ujdi financiare të dëmshme për vendin, të kryera sipas interesave e miqësive personale të kryeministrit, pa transparencë dhe në errësirë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb