TIRANË

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka përshëndetur zgjedhjen e Arben Krajës në krye të Strukturës së Posaçme, e njohur ndryshe si SPAK. Ai shkruan  në “Twitter” se dita e sotme është shumë e rëndësishme për reformën në Drejtësi.

“Sot është me të vërtetë një ditë e rëndësishme për reformën në drejtësi në Shqipëri. Këshilli i Lartë i Prokurorisë sapo ka emëruar drejtorin e SPAK, zotin Arben Kraja. Dhe Gjykatat e SPAK, Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe të Apelit, fillojnë punën sot me 18 gjyqtarët e parë të caktuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor”-shkruan Soreca në “Twitter”.

Gjatë paradites së sotme tetë anëtarë të SPAK-ut u betuan para presidentit të Republikës, Ilir Meta, duke hapur kështu një kapitull të ri për drejtësinë në Shqipëri.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: