Gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me gazetarët, kryeministri Edi Rama u pyet mbi deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim, lidhur me moskandidimin në zgjedhjet e 25 prillit të personave me të shkuar kriminale.

Në një reagim të fundit, ambasadorja Kim publikonte deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit për politikanin shqiptar, Tom Doshi, ku shpallej ‘non grata’ në SHBA.

Lidhur me këtë, kryeministri Rama iu drejtua gazetarëve duke iu thënë të mos e pyesin më për deklaratat e ambasadores, pasi nuk do të marrin përgjigje prej tij.

“Sa herë të më pyesni për ambasadoren, nuk do jap asnjë përgjigje, sepse keni spekuluar dhe abuzuar në mënyrën më skandaloze, duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston. Faktikisht përgjigjja ime lidhur me pyetjen ishte shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë, nuk ka nevojë të më vinin përpara ambasadoren amerikane për të më kujtuar mua detyrën që kam përpara ligjit. Këtë e di vetë, nuk ka nevojë të më përdorni ambasadoren si karrem. Nuk jap më asnjë përgjigje, sa herë të më pyesni për ambasadoren amerikane, sepse krijoni telenovela të kota në publik dhe e dezinformoni”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb