Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në Neës24 ka folur për planet për një koalicion të Bindjes Demokratike me parti të tjera të vogla.

Patozi fton të ngjashmit e Bindjes Demokratike, bashkë me vektorë të majtë dhe gri në ”Koalicionin për ndryshim”.

Ai thotë se kush do që të kandidojë në këtë koalicion s’ka pse të jetë anëtar i Bindjes Demokratike, mjafton të përmbushë kushtet për deputet.
Sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit, Patozi thotë se Shqipëria pret një valvulë të shkarkohet dhe figurativisht thotë se ‘diga mund të mos shembet’ me goditjen e parë, por do të marrë një thikë mbas shpine.

”Gjithë historia është këtu. Ju e konsideroni me të drejtë, dhe keni skepticizëm të mundshëm, për këtë që e quaj alternativë të tretë, apo front tjetër opozitar, apo bosht i së mirës.
Tani unë nuk jam as delirant apo patetik që të mendoj që Shqipëria po pret Mesian, po unë një gjë di, Shqipëria pret një valvulë të shkarkohet. Mund të mos jetë e lehtë, diga mund të mos shembet me goditjen e parë, por do marrë një thikë mbi shpinë dhe zgjedhjet e tjera nuk do të ekzistojë më. S’mund të mbahet Shqipëria në dy-tre veta që e kanë kthyer politikën në biznes familjar. Ne do i japim shqiptarëve një mundësi. Na i lini ne. Dua të krijohet ky front, dhe të singjashmit të bashkohen. Do të doja dhe vektorë të majtë në koalicionin për ndryshimin. Do uroja të kishte dhe vektorë të majtë e gri. I ftoj nga kjo studio të vijë të kandidojë dhe s’ka nevojë të jetë anëtar i BD. Të përmbushi kushtet. Të jetë për Shqipërinë ndryshe. ”- tha Patozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb