Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen njoftoi se ka interceptuar një dron të lëshuar nga rebelët Houthi drejt territorit saudit, transmeton.

“Forcat e koalicionit interceptuan dhe shkatërruan një dron të mbushur me eksploziv të leshuar nga milicia Houthi drejt qytetit Khamis Mushait (në jug të Arabisë Saudite)”, thuhet në deklaratën e koalicionit.

Ata gjithashtu akuzojnë rebelët Houthi për “shënjestrim sistematik dhe të qëllimshëm të civilëve dhe zonave civile” në mbretëri.

Nuk kishte asnjë koment nga grupi Houthi rreth deklaratës së koalicionit.

Lëvizja rebele, megjithatë, njofton rregullisht sulme me raketa dhe dronë në territoret saudite, duke thënë se i bën si reagim ndaj sulmeve të koalicionit të udhëhequr nga sauditët ndaj Jemenit.

Të premten, rebelët Houthi thanë se kishin lëshuar gjashtë dronë mbi një rafineri nafte në kryeqytetin saudit Riad. Autoritetet saudite thanë se sulmi shkaktoi një zjarr që u vu nën kontroll.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe paqëndrueshmëria që nga viti 2014, kur rebelët Houthi të lidhur me Iranin pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Koalicioni i udhëhequr nga sauditët që synon rivendosjen e qeverisë së Jemenit ka përkeqësuar situatën, duke shkaktuar një nga krizat më të këqija humanitare në botë/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb