TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në kuadër të fushatës për rekrutimin e 250 ushtarëve/detare aktivë në Forcat e Armatosura, u ndal sot në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm vec ministres Kodheli, rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, komandanti i Qendrës së Personel Rekrutimit, kolonel Leonard Çoku, drejtorë dhe ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm.

Ministrja Kodheli gjatë fjalës së saj i ftoi studentët të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, duke sjellë në vëmendje avantazhet që ka ky vendim i tyre. Të bëhen pjesë e vlerave më të mëdha që një shoqëri ka, dashurinë për atdheun. “Jetojmë në momente të vështira historike, në ambiente ku risku i të qenit përpara një agresioni është më i madh nga ç’duket në jetën tonë të përditshme. Eshtë intrigues shkollimi, është intriguese puna, misioni fisnik qe ka puna që do të bëni nesër në FA”, shtoi Kodheli.

Ministrja Kodhelli shpjegoi se “ata që do të aplikojnë për të qënë pjesë e Forcave të Armatosura jo vetëm që kanë një kontratë të sigurtë pune, por edhe mundësi të tjera”, duke u ndalur tek shkollimi dhe trajnimi në shkollat më të mira në botë”.

Ministria e Mbrojtjes për vitin 2015 do të pranojë në radhët e saj 500 ushtare/detare aktiv në FA. Prej këtij kontigjenti, 250 ushtarë/detare aktiv në fillim të vitit, ndërsa pjesa tjetër 6-mujorin e dytë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: