Një ndëshkim apo zgjedhje taktike? Kjo mbetet për t’u kuptuar, por e sigurt është që Lionel Messi është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen që Barcelona do të luajë në transfertë kundër Dinamos së Kievit për Ligën e Kampioneve.

5fbc3849e4a99.image
5fbc3849e4a99.image

Katalunjasit kryesojnë me pikë të plota Grupin G, ndërsa kanë thuajse të sigurtë kualifikimin. Për këtë e pranueshme është teza që Koeman ka preferuar të lerë pushim “Pleshtin”. Por në mediat spanjolle ka edhe një tjetër skenar, duke folur për një “ndëshkim” për paraqitjet e yllit argjentinas në ndeshjet e fundit.

Messi4jpg
Messi4jpg

Përveç Mesit, Barcelona duhet të llogarisë mungesa të tjera të rëndësishme. De Jong, gjithashtu nuk është grumbulluar, ndërsa të dëmtuar janë Buskets, Ansu Fati, Pique, Sergi Roberto dhe Umtiti. Jo vetëm kaq, pasi edhe Dembele nuk e ka të sigurtë aktivizimin për shkak të një problemi muskular të pësuar në ndeshjen e fundit në La Liga kundër Atletico Madrid.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb