Lajm i keq për Francën dhe Milanin. Portieri Mike Maignan, në pjesën e parë në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Austrisë, u zëvendësua nga Didier Deschamps për shkak të lëndimit.

”Gardiani” i Milanit ndjeu dhimbje në pulpen e majtë dhe u detyrua të ngrinte flamurin e bardhë. Në vend të tij në fushën u fut Areola.

Mbetet të shihet situata e Maignan, teksa do jetë ekzaminimet mjekësore që do japin më shumë detaje. Te kampionët e Italisë shpresojnë që mos të jetë asgjë serioze, në të kundërt, Pioli duhet të marrë masa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: