Francesco Calzona nuk është më trajner i Sllovakisë. Lajmi është bërë publik nga Federata, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Në takimin e së hënës të komisionit të Federatës dhe Françesko Kalzonës, u arrit një marrëveshje përfundimtare për ndërprerjen e kontratës së trajnerit italian si trajner i ekipit kombëtar sllovak.
“Pas një diskutimi të hapur të ndërsjellë, u arrit një marrëveshje që Françesko Kalzona të mos vazhdojë të punojë me ekipin tonë kombëtar. Nuk pati marrëveshje për kohëzgjatjen e bashkëpunimit”, konfirmoi Karol Belanik, zëvendëspresident i Federatës. SFZ ofroi një kontratë për një cikël dyvjeçar, të cilën Kalzona e refuzoi, pasi ideja e tij ishte për një periudhë më të gjatë”. Kujtojmë që Sllovakia u eleminua nga Kosova në Play Off të Botërorit.
