Pritja në Napoli për titullin është cështje kohe: tifozët janë përgatitur prej muajsh, por sa më shumë që kampionati i afrohet ditës së fundit, aq më shumë rritet ankthi. Nga të gjitha kombinimet e mundshme, më i miri për skuadrën e Luciano Spalletti-t është ai që mban datën 30 prill.

Nëse Napoli fiton kundër Juventusit dhe Salernitana-s, në fakt, ata mund të festojnë titullin para televizionit, në pritje të rezultatit të Inter- Lazio, më shpresë që bardhekaltrit të mos fitojnë.

Napolit i mungon titulli kampion që nga viti 1990 dhe pas 33 vitesh po përgatitet një festë e madhe. Që në kohën e Maradonës tifozët e kaltër kanë shpresuar shumë dhe tashmë do të festojnë, në mos më 30 prill, në maj titulli do të vijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb