TIRANE

Fatkeqësisht komentet mbi pamjen e jashtme në përgjithësi dhe peshën në veçanti janë kaq të papërshtatshme, cinike dhe të paimagjinueshme në mediat sociale.

Shpesh kemi parë se si gjykohen gratë pas lindjes për format trupore. Dhe pré e tyre ka rënë së fundmi moderatorja Einxhel Shkira e cila ishte e ftuar në “Zemët Luana” disa ditë më parë dhe si duket disa njerëz janë shqetësuar për peshën që ka fituar pas lindjes.

Gjithsesi, Einxhel nuk është nga vajzat që intimidohet apo ndikohet nga këto komente dhe është bërë edhe një herë zëri i shumë vajzave dhe grave që gjykohen nga njerëz me profile fallco.

Duke ndarë disa komente ajo ka bërë një paralelizëm me modelen ikonike Adriana Lima e cila u kthye në pasarelë pas lindjes me kilogramët e fituar. Einxhel thekson standardet e shoqërisë sonë duke shkruar “Po ti je Adriana Lima o motër të falet se je super modele. Ke bërë palestër gjithë jetën ke mbajtur linjat. Kurse mua s’më falet se Shqipëria ka standarde. Thuaj që shyqyr nuk je modele këtu se do të kishin lënë pa bukë.”

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: