Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi me anë të një statusi në “Twitter” shkruan se ka zhvilluar sot një bisedë me liderin demokrat Lulzim Basha, temë e së cilës ka qenë hapja e mundshme e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Varhelyi shprehet se ka biseduar me Bashën për rëndësinë e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Komisioneri deklaron se BE do që negociatat të hapen, ndëra shton se reformat duhet të vazhdojnë.

  • foto galeri

“Si pjesë e qasjes sime të vazhdueshme, sot bisedova me liderin e PD në Shqipëri Lulzim Bashën, për rëndësinë që ka për Shqipërinë hapja e negociatave me BE-në.

Ne ramë dakord që reformat duhet të vazhdojnë. BE qëndron përkrah Shqipërisë në shtet-ndërtim dhe në luftën e vazhdueshme ndaj koronavirusit”, thuhet në reagimin e komisionerit për Zgjerim Varhelyi.

(d.xh/ Balkanweb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb