Komisioni i Disiplinës në FSHF ka bërë sot publike vendimet për javën e 10 të Superligës ku janë shqyrtuar 13 raste.

Ajo që bien në sy është se Flamurtari është dënuar me një ndeshje pa tifozë për shkak të sjelljes së gabuar që këta të fundit bënë në takimin kundër Skënderbeut. Jo vetëm kaq, por për vlonjatët është vendosur edhe një gjobë e majme prej 500,000 (pesëqind mije) lekësh.

Pa u dënuar nuk ka shpëtuar as Luftëtari që për të njëjtën motiv si edhe Flamurtari është dënuar me një gjobë prej 100,000 (njëqind mije) lekësh.

Vendimet e Disiplinës

1. KF “Luftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve , në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe ne masën 100,000 (njëqind mije) Leke.

2. FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve , në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe ne masën 500,000 (pesëqind mije) Leke dhe 1(një) ndeshje pa tifoze.

3. Zyrtari i KF “Veleciku”, Klodian Harlicaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Zytari i KF “Oriku”, Fatmir Rexha, , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i KF “Devolli”, Staviol treni, për goditje me grusht dhe shkelma ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

6. Lojtari i KF “Kelcyra”, Saimir Kule, për goditje me grusht dhe shkelma ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

7. KF “Gramozi”, për sjellje të keqe të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të Nenit 65/3.b të KDS, dënohet me 4(katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.

8. Lojtari i KF “Porto” U-17, Ersiljo Djala, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 4 (Katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i KF “Akademia” U-17, Hilmi Likollari, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

10. KF “Kastrioti” U-17, për mos paraqitje ne ndeshjen me KF “Brains” U-17 planifikuar te luhej me date 12.11.2017, ne baze te nenit 55 te KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne rezultatin 3 me 0.

11. Pranimin e kërkesës së KF “Korabi” U-17.

KF “Burreli” U -17, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të Nenit 54 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me KF “Korabi” U-17 e luajtur më datë 12.11.2017 me rezultatin 3 me 0.

12. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Tirana” U-19, Redi Veriu; pezullimin pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Redi Veriu vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

13. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Tirana” U-19, Bektash Vasha pezullimin e pjesës mbetur të dënimit . Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Bektash Vasha vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb