Në dëgjesën e sotme në Komisionin për Reformën Territoriale, kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj u shpreh se Reforma Territoriale përveçse u bë pa dëgjesë publike ka edhe problematika. Ai u shpreh se kjo duhet të ndryshojë dhe se sipas tij një tjetër problematikë është edhe ndarja e granteve, që sipas tij nuk duhet të mbetet në orekset e çdo kryeministri.

“Rishikimi i ndarjes territoriale është problemi i parë për të vijuar të pas me ndarjen e granteve. Nuk duhet të ngelet në oreksin e cilido kryeministër. Nuk kemi asnjë kompetencë edhe kur kemi mësues apo drejtori të papërgjegjshëm. Ne duhet që pushteti vendor të jetë i rëndësishme dhe afër qytetarëve duhet të ketë një koordinimin mes pushtetit vendor dhe qendror. Kështu mendoj se do të jemi sa më të harmonizuar dhe më afër”, tha Kapllanaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb