Veshjet e ditëve me shi, zakonisht nuk fitojnë ndonjë çmim për stilin e veçantë apo edhe trendin që ndjekin. Kjo, sepse kur parashikohet të ketë shi, shumica prej nesh do të bëjnë gjithçka që duhet për të të qenë të mbrojtur lagështira – edhe nëse kjo do të thotë të sakrifikojmë stilin.

Megjithatë, nuk duhet të jetë domosdoshmërisht rasti ynë. Ndërkohë që disa të famshëm nuk vishen kurrë për motin, ne besojmë se po të jemi pak më të kujdesshëm për veshjet, mund të gjejmë një të mesme të artë mes rehatisë dhe dukjes bukur, edhe pse e gjithë dita mund të jetë me shi.

Për fat të mirë, me disa truke të thjeshta, është e mundur të gjesh një veshje të përshtatshme edhe në ditët me shi, që nuk është vetëm praktike, por edhe me stil.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një veshje që nuk e depërton ujin dhe çizmet e shiut mund të jenë ato për të cilat keni nevojë kur retë nisin të shkarkojnë ujin e grumbulluar, por këto nuk janë opsionet e vetme. Për të zgjeruar potencialin e veshjes suaj, “luani” me pëlhurat dhe ngjyrat. Për shembull, përdorimi i materialeve rezistente ndaj ujit do t’ju mbajë të thatë gjatë gjithë ditës. Gjithashtu, ngjyrat më të errëta zakonisht preferohen mbi nuancat më të lehta, pasi ato duken më mirë nëse ndodh që të lagen.

Megjithatë, mos kini frikë të provoni edhe ngjyra më të çelura dhe të guximshme, të cilat mund të përmirësojnë humorin në ditët gri dhe të zymta. Shikoni këtë kolazh me foto që propozohen për ditët me shi dhe provoni të gjeni veten mes shumë stileve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: