TIRANE

Pas një mungese të gjatë për publikun shqiptar, Elvana Gjata, vendosi të rikthehej pak ditë më parë me anë të postimi në ‘Instagram’, ku shprehu se çfarë kishte ndjerë gjatë gjithë kësaj kohe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas kësaj këngëtarja shqiptare vendosi të shfaqej sërish në skenë në një koncert që u zhvillua mbrëmjen e djeshme me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Por para perforancës live Elvana Gjata dha një intetervistë për Alaudin Hamitin në ‘Klan Kosova’ ku zbuloi dhe surprizën për fansat e saj.

Ashtu dhe siç është lënë të kuptohet, Gjata pritet të sjellë një projekt të ri muzikor, por nuk preferoi të flasë shumë për këtë.
Ajo ka zgjedhur një fustan të gjatë blu, që është ngjyra e flamurit të Kosovës.

Fustani është i çarë dhe me një bisht të gjatë që ia shton edhe më shumë madhështinë. Po ashtu, ajo ka zgjedhur të mbajë edhe një kapele blu me yje të verdhë, ashtu si flamuri. Flokët dhe grimi i saj janë natyralë dhe e bëjnë fustanin të bierë edhe më shumë në sy.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb