Politologu Ermal Hasimja ka bërë një panoramë të situatë politike në Partinë Demokratike dhe rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të PD.

Gjatë intervistës në News24″, ai nënvizoi se rikonfirmimi i Berishës ishte i pritshëm dhe se sipas tij problem mbetet mungesa e garës.

“Hera e fundit që ka pasur një garë për postin e kryetarit ishte në 2005-2006 nëse nuk gabohem dhe prej asaj kohe nuk kemi pasur më garë. Edhe në paritë e reja e njëjta situatë, duket sikur ka një kulturë që bën që kryetari i partisë merr pushtet të jashtëzakonshëm dhe në raport me Berishës, apo gjithë ato personalitet në PD nuk marrin përsipër të futen në garë. Mesa duket kanë ambicie të bëhen kryetar pas Berishës”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai theksoi se vërehet një demoralizim te demokratët për situatën në të cilën gjendjet partia, duke shtuar se opozita duhet të bashkohet në një front të vetëm.

“Unë shpresoj që partitë e opozitës të bashkëpunojnë më njëra tjetër për të krijuar një fron të vetëm opozitar dhe për këtë po punojmë. Po ashtu shpresoj që jo thjesht të ketë një bashkëpunim por të gjitha partitë të rrisin nivelin e tyre dhe këtu flas për të gjitha partitë në tërësi”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb