Kreu i ‘Nisma Thurje’, Endrit Shabani i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, foli për hetimet dhe masën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit nga SPAK.
Shabani u shpreh se faktoi që hetimet kanë zgjatur 4 vite tregojnë se janë vjedhur sërish para, ndërsa bëri thirrje që paratë e vjedhura dhe të fshehura, t’u rikthehen shqiptarëve.
“Nga pikëpamja personale nuk gëzohem kur shoh dikë që shkon në burg. Por gëzohem se kjo dosje ishte varrosur nga drejtësia e vjetër dhe tani po zhvillohet. Ne kemi thënë se ky është një test për SPAK. Flasim për lekët e spitaleve, mjekeve, dhe në momentin që këto s’janë përdorur, dikush ka vdekur. Kostoja ka shkruar te qytetarët se këta, zyrtarët shkojnë e mjekohen jashtë vendit. Në fund të ditës dikush duhet të paguajë. Kallëzimi po shkon drejt zbardhjes, kemi humbur 4 vite. Unë prisja që të bëhej që në vitin 2021. E rëndësishme tani është vendimi final.
Paratë që ata kanë vjedhur të sekuestrohen, ato para që janë fshehur t’i kthehen shqiptarëve, kjo është drejtësia. Fakti që ka zgjatur 4 vite do të thotë se vjedhja nuk ka mbaruar. Sa më shpejt të procedohet më e saktë është vendimi. Krahasuar me çfarë kishim, ka progres, por është i mjaftueshëm.”, u shpreh Shabani.
(BalkanWeb)