Një fëmijë 4 vjeç është konfirmuar i infektuar me virusin e fruthit në Shkodër. Katër vjeçari ka shfaqur simptomat dhe pas kontrollit mjekësor ka rezultuar si i infektuar me fruth.

Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, ndërsa ndodhet në shtëpinë e tij i izoluar. 4-vjeçari mësohet se është i vaksinuar me njërën prej vaksinave.
Ndërkohë gjendja e 4 vjeçari po ndiqet nga mjekët.

Rasti është konfirmuar nga shefja e epidemiologjisë Dhurata Hysa konfirmoi rastin e parë e një fëmije të infektuar nga fruthi.

Sipas saj deri më tani nga kontrollet ky është rasti i parë. Hysa tregon se 4 vjeçari po ndiqet nga mjekët dhe familjarët teksa ndodhet në banesën e tij në një gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë shefja Hysa bën të ditur se në Shkodër vetëm 87% e fëmijëve janë të vaksinuar dhe 13% jo. Sipas shefes së epidemiologjisë të gjithë fëmijët e pavaksinuar janë të rrezikuar të infektohen nga fruthi apo viruse të tjera të rrezikshme që mund të kenë edhe pasoja fatale ndaj i bën thirrje të gjithëve për vaksinim.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: