Deputetja demokrate, Ilda Dhori ka reaguar në lidhje me konfiskimin e Prestige Resort. Në një reagim në ‘Facebook’ Dhori theksoi se ndërhyrja ishte shprehje e vandalizmit.

Mes të tjerash Dhori tha se sulmet për muaj të tërë ndaj Prestige Resort dhe “Focus Media Grup”, kritik ndaj qeverise, janë kambanë alarmi se fjala e lirë dhe media e pavarur rrezikon ekzistencën e saj.

MESAZHI I DHORIT
Akti i ditës së djeshme, i konfiskimit të godinave dhe truallit të Prestige Resort, ishte shprehje e vandalizmit shtetëror, i cili shkel mbi gjithçka dhe këdo që mendon ndryshe!
Ndërmarrja e veprimeve te tilla, antikushtetuese, qe cenojne pronen private, pa nje vendim gjykate, eshte shprehje e qarte se tashme jemi ne diktatin e nje njeriu te vetëm, qe është Edi Rama!
Sulmet për muaj të tërë ndaj Prestige Resort dhe “Focus Media Grup”, kritik ndaj qeverise, janë kambane alarmi se fjala e lire dhe media e pavarur apo kritike ndaj qeverise sot rrezikon ekzistencën e saj!
Fakte te ngritura nga opozita dhe të dëshmuara ne raportin e DASH per Shqiperine!
Nuk mund te kete demokraci dhe fjale te lire pa larguar Edi Ramen!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb