Vlera e Bitcoinit ka rënë me mbi 15 për qind brenda një jave, që është niveli më i ulët në gjashtë muaj, pasi frika e një sulmi të mundshëm rus ndaj Ukrainës ka ndikuar që kriptovaluta të vazhdojë të jetë e pa qëndrueshme.

Aktualisht kjo kriptovalutë po tregtohet me 36 mijë dollarë, më i ulëti që nga 24 korriku, duke shënuar rënien prej 50 për qind të vlerës.

Frika e konfliktit ka goditur aksionet në bursa në të gjithë botën, ndërkohë që forcoi dollarin amerikan dhe naftën. Kriptovalutat më të vogla për nga kapitali i tregut, të cilat priren të lëvizin së bashku me Bitcoinin, gjithashtu ranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: