Rritet frika në Palestinë pas sulmit me armë ditën e sotme, ku humbën jetën nëntë persona.

Nëntë palestinezë humbën jetën pas rrethimit të një ndërtese, ku u qëlluan e armë zjarri, granata dhe gaz lotsjellës.

Sipas zyrtarëve palestinezë, dy prej viktimave ishin civilë, duke përfshirë një 61-vjeçare, ndërsa grupet militante pretendojnë se shtatë të tjerët janë anëtarë.

Ushtria izraelite vetë mbrohet duke thënë se trupat e saj hynë për të arrestuar militantët e Xhihadit Islamik që planifikonin “sulme të mëdha”.

Banorët e kampit të refugjatëve në Jenin, dëgjohen shpesh të thonë se çdo ditë janë duke u përballur me zvogëlimin e perspektivës së punës, kufizimeve në një okupim ushtarak, mungesë besimi dhe frikën në rritje të sulmeve izraelite.

Por megjithatë, Izealeli pretendon se thjesht ka parandaluar sulmet ndaj civilëve dhe ushtarëve. Presidenti i vendit ka thënë sot se një “skuadër terroriste” e Xhihadit Islamik ishte rrugës për të kryer një sulm në Izrael. Por ende ka frikë një shpërthim më i gjerë.

Nga frika e një tjetër tragjedia por edhe për të diskutuar mbi marrëdhëniet e këtyre vendeve, sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, do të vizitojë Izraelin të hënën.

Blinken është shprehur se do të “ruajë” zgjidhjen me dy shtete, formulën e mbajtur prej kohësh ndërkombëtare për paqen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: