Disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë shprehur interes për të qenë pjesë e grupit të opozitës parlamentare.

Ky fakt u bë i ditur nga kreu i grupit të këtyre partive Korab Lita në një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Lita tha se do të shqyrtohen të gjitha kërkesat, ndërsa i bëri thirrje kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të distancohet nga çështjet që lidhen me këtë grup parlamentar. Sipas tij synimi i Rucit ishte që kryetarja e këtij grupi të ishte Rudina Hajdari.

“Bazua në njoftimet në media dhe nga informacionet se vinë na Kuvendi jemi vënë ne dijeni se disa deputetë kanë kërkuar të t’i bashkohen grupit tonë parlamentar. Si kryetar i këtij grupi jam në pritje të njoftimit përmes shkresave. I shpreh mirënjohje kolegëve deputetë që duhan të na bashkohen. Sapo të kemi në dorë kërkesat e tyre do t’i shqyrtojmë të gjitha. Që nga krijimi, ka pasur si raste pranimi, si dhe deputeti Andi Përmeti që me shumicë votash e kemi rrëzuar kërkesën e tij për t’ju bashkua grupit tonë. Asnjë deputet nuk mund t’i bashkohet grupit tonë parlamentar se do Gramoz Ruci që të mbajë kryetare Rudina Hajdarin. I bëj thirrje Ruçit që mos të fusë hundët në çështjet e grupit tonë parlament. Se vendos ai se kush ikën dhe kush vjen tek grupi jonë. Ne jemi në kuvend për të mbështetur fuqimisht reformën në drejtësi, reformën zgjedhore. Grupi parlamentar i shprehim mbështetjen Rudina Hajdarit si kryetare e komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore. Duhet t’i tërheqë vëmendje se ajo është aty si përfaqësuese e opozitës parlamentare dhe jo si përfaqësuese Ad-Hoc e Gramoz Ruçit”, tha Lita.


(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: