TIRANE

Avokati i familjarëve që banojnë në pronën e “Petro Ninit’, bën me dije se më në fund do të zgjidhet konflikti i tyre për pronën, i finalizuar me një marrëveshje mes palëve. Sipas avokatit, marrëveshja do të nëshkruhet sot rreth orës 16:00 dhe në të parashikohet që dy familjet të marrin apartamente, në zonën e Kopështit Britanik.

“Mbas orës 16:00 do nënshkruhet marrëveshja mes palëve.Dy familje do të marrin apartamente sipas paktit. Banorët do të marrin apartamente sipas paktit. Banorët do të marrin dy apartamente te Kopshti Botanik.”- shprehet avokati.

Kujtojmë që palët u përballën pak ditë më parë në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku edhe diskutuan për arritjen e marrëveshjes.  Pronari i truallit, Aleksandër Gavoci tha në një lidhje telefonike në emisionin “Të Pa Ekspozuarit” në News 24 tha se prona në fjalë daton që nga viti 1936 dhe se pretendimet e palës që jetojnë sot në atë shtëpi, janë tërësisht të pabazuara. Govaci tha ndër të tjera se fëmijët dhe banorët nuk do t’i lërë në rrugë, një premtim i bërë në emision por edhe i mbajtur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb