Të reja të rëndësishme në shtëpinë e Milanit. Javët e fundit ka patur kontakte intensive për rinovimin e kapitenit, Davide Calabria, kontrata e të cilit aktualisht skadon më 30 qershor 2025.

Megjithatë, situata nuk është zgjidhur, sepse kuqezinjtë nuk do të donin t’i rrisnin pagën Calabrias, me këtë të fundit që fiton 2 milionë euro plus bonuse.

Mbetet për t’u parë sesi do shkojnë gjërat, pasi futbollisti dashuron Milanin. “Kontratë e përjetshme me Milanin? Pse jo, kjo fanellë do të jetë gjithmonë pjesë e imja, njerëzit e dinë se kush jam, fëmijët më njohin dhe unë gjithmonë do të përfaqësoj Milanin” – Tha Calabria.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: