Policia Rrugore lajmëron se ka zhvilluar kontrolle me dron dhe që nga mëngjesi deri në orën 19.30 minuta, ka arritur të gjeje një sërë shkeljesh.

Sipas policisë, vetëm sot janë hequr patentat e 44 personave, ndërsa janë vendosur masa administrative për 228 shoferë.

Kujtojmë se Policia Rrugore ushtron kontrolle të vazhdueshme, duke ndëshkuar ata shoferë që tejkalojnë normat normale të shpeejtësise apo nuk iu përmbahen rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Policisë Rrugore:

Drejtoria e Policisë Rrugore

Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollet me  Radar, drager e dronë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor ???✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore?

Prej orëve të para të mëngesit e deri në orën 19.30, kanë vijuar  kontrollet në të gjitha akset rrugore ku janë  konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin deri në 70  km/h, mbi normën e lejuar ?✈️!!!. ??????????.

Si rezultat i kontrolleve me Radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19.30, janë tërhequr 44 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 228 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

9 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

101 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,

297 për përdorim të celularit,

34 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 23 Leje Drejtimi për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim që  destinacioni të jetë i sigurt.

Mos fluturoni✈️ në ?️dhe mos drejtoni mjetin nën efektet e alkooolit?, se shpejtësia dhe alkooli vrasin? jetën.

#zbatorregullatudhëtoisigurt

#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️

#MosPërdor?gjatë drejtimit të?

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb