Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është ndalur te aksioni e policisë në Fushë-Kuqe ku u ushtruan kontrolle në banesën e Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij, ku u zbulua dhe arsenal armësh.

Teksa u pyet për faktin se kur do të vijë koha kur policia mos të veprojë me dy standarde për këtë çështje, dhe nga ana tjetër kryen arrestime banale, Çuçi ia hodhi ‘topin’ e përgjegjësisë Policisë, duke thënë se është detyra e saj të veprojë në këto raste.

“Në lidhje me pjesën e kontrolleve dhe reagimeve procedurale pas kontrolleve, besoj se Policia e Shtetit e ka kapacitetin e duhur për të zbatuar legjislacionin shqiptar në lidhje me këtë gjë. Ju keni konstatuar diçka, unë se si se ku është fakti këtu. Ai që u kap, nëse i referohemi ati mjeshtrit të Lezhës ai nuk ishte me përdorues grushti, por ishte një komando me armatim të rëndë. Të jeni të bindur që policia e shtetit bën maksimumin që nga pikëpamja procedurale të jetë çështja e kopsitur. Kështu që është për këtë….se di se ajo është punë e policisë së Shtet dhe jo e ministrit të Brendshëm. Të jeni të sigurt se për çdo veprim, kujdesi është që nga pikëpamja procedurale të jetë e kopsitur në mënyrë që gjykata e parë dhe deri te Gjykata e Lartë, mos të prishet si veprim apo të bëhet nul. Edhe në këtë rast duhet të jetë dhe ky kujdes ndaj procedurës. Është policia që po i merr këto aksione dhe ata mund ta zbardhin.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb