Milan nuk ka qëndruar “duarkryq” dhe ka reaguar menjëherë pas lajmit të bërë publik sot pasdite, ku shkruhej se Guardia di Finanza ka kryer kontrolle në selinë e klubit kuqezi, për shkak se dyshohet në pengimin e  veprimtarisë së Federatës Italiane të Futbollit për mbikëqyrjen e kompanive që zotërojnë ekipe futbolli.

“Përsa i përket kontrollit që u bë sot në selinë e saj, kompania AC Milan është palë e tretë dhe nuk ka lidhje me procedurat në vazhdim në lidhje me blerjen e klubit, të përfunduar në gusht 2022.

Hetimi, i cili përfshin edhe përfaqësuesit ligjorë me fuqi nënshkruese, Giorgio Furlani dhe Ivan Gazidis, CEO aktual dhe CEO i mëparshëm i klubit, hipotezon komunikime jo te sakta dhe të vërteta te autoritetet mbikëqyrëse kompetente. Klubi po bashkëpunon plotësisht me autoritetin hetues”, – Shkruan klubi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: