TIRANË- Është mbajtur sot në kryeqytet Konventën parazgjedhore e Lëvizjes Rinore për Integrim në Tiranë. Mijëra të rinj kanë mbushur stadiumin e lojërave me dorë “Asllan Rusi”, ndërsa thirrjet dhe ovacionet nuk kanë pushuar gjatë gjithë kohës. Në aktivitet kanë qenë të pranishëm edhe lideri i LSI-së, Ilir Meta, kandidati i maxhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili etj.

Të rinjtë e LRI-së kanë shpalosur një flamur të kuq gjigand ku shkruhej “Më shumë shërbim dhe punësim”, gjë që u theksua gjatë fjalës së kreut të LSI-së, Ilir Meta. Pjesëmarrja në këtë aktivitet ishte maksimale, çka ka bërë që deputetja Kejdi Mehmetaj, e cila vjen nga radhët e LRI-së, ti kërkojë kandidatit për kryebashkiak që sapo të vijë në pushtet të ndërtojë një stadium më të madh.

Në këtë aktivitet është prezantuar edhe kënga që do të shoqërojë fushatën elektorale të LSI-së, nën tingujt e një melodie tepër të njohur. Ndërsa kënga ka mbushur “Asllan Rusin”, të rinjtë këndonin dhe mbanin në duar drita të vogla.

Duke iu drejtuar mijëra të rinjve pjesëmarrës në aktivitet se, Meta tha se LSI parashikon dhe garanton me 30% përfaqësimin e të rinjve në këshillat bashkiake.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: