Në emisionin “Frontline” në NeWs24 me gazetaren Marsela Karapanço, po diskutohet në lidhje me sulmet kibernetike ndaj vendit tonë dhe publikimit të të dhënave nga sistemi Memex.

Në një lidhje skype, ish ministri i Brendshëm në vitin 2017, koloneli Dritan Demiraj, u shpreh se sulmet kibernetike ndaj vendit tonë. mund të jenë një koordinim mes Rusisë dhe Iranit.

Demiraj: Në pozicionin e ministrit të Brendshëm ke akses në disa të dhëna. Nuk është vetëm Memex, por ka edhe të tjera të ministrive apo policisë, sisteme sekrete dhe sistemet që përdor SHIK.
Nëse të dhënat e Memex kanë dalë kjo sjell një problem të madh në parandalimin dhe luftën ndaj krimit në të ardhmen. Dalin të dhënat e personave bashkëpunëtorë, që intensifikon nivelin e krimit, pasi një pjesë e bashkëpunëtorëve me persona nga politika e vrasës me pagesë në lidhje me krimin, është problematike.

Karapanço: Lista që ka dalë e po qarkullon, a është pjesë e MEMEX?

Demiraj: Nuk E di. Është informacion për të cilin nuk jam i informuar.

Karapanço: Pse duhet sulmuar Shqipëria?

Demiraj: Do të ishte mirë që të ishte më serioze e më e përgjegjshme Shqipëria, pra qeveria në mbrojtjen e këtyre të dhëna. Duhej investuar më tepër në këtë drejtim. Por gjykoj se nuk është vetëm Shqipëria që është sulmuar. Këto janë më sensitivet, por ka koordinim të veprimeve mes Rusisë e Iranit.

Së fundmi kemi intensifikim të sulmeve edhe nga Rusia.

Kapacitetet e luftës kibernetike të Rusisë janë të njohura, në të njejtën linjë janë edhe Koreja e Veriut, Kina e Irani. Shqipëria ka qenë pro danksioneve ndaj Rusisë, pra mund të kemi koordinim të veprimeve.
Mund tia faturojmë politikës së jashtme të vendit?
Politika e Jashtme ka qenë ekselente së fundmi. SAulmi vjen sepse në këtë drejtim jemi më të pambrojtur. në 2016 janë hackeruar sistemet dhe servetrat e votimit të SHBA, oficerë të njesisë 744/55 të Rusisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb