Ceremonia e Topit të Artë nuk ka surpriza. Cristiano Ronaldo do të jetë fituesi i saj. Portugezi do ta shtojë për herë të katërt këtë trofe në koleksionin e tij. Pas ndarjes nga FIFA  është France Football ajo që zgjedh fituesin e Topit të Artë, dhe nga kopertina e re e revistës duket qartë se cili është.

Edhe pse ende nuk është njoftuar zyrtarisht për futbollistin që do ngrejë këtë trofe, gjasat janë të shumta që të jetë ylli portugez fituesi. Madje në kopertinën e revistës gjenden dhe fjalët e Antonie Griezmann, një prej pretendentëve për ta fituar këtë çmim. “Isha në podium me dy monstra të këtij sporti”, duke vlerësuar Leo Messi-n dhe Cristiano Ronaldo.

Portugezi fitoi Champions League me Real Madrid dhe Kupën e Europës me Portugalinë. Megjithatë Ronaldo nuk do të jetë prezent në ceremoninë e dhënies së çmimit pasi ndodhet me ekipin e tij në Japoni për Botërorin e Klubeve.

(e.f/ BalkanWb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb