Shënohet një rast i ri me COVID 19 në qytetin e Korçës. Gazetarja Lorena Kodra bën me dije për “BalkanWeb” se është infektuar nga COVID 19 një grua 82 vjeçe.
Mësohet se e moshuara është trajtuar prej ditësh në spitalin rajonal të Korcës.

Pas shenjave që ajo ka shfaqur ka bërë testin ku ka rezultuar pozitive me këtë virus.

Mjekët epidemiologë kanë nisur menjëherë hetimin epidemiologjik, për të zbuluar kontaktet e të moshuarës si dhe izolimin e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb