Koreja e Veriut deklaron se ka testuar me sukses një motor me lëndë djegëse në gjendje të ngurtë për raketën e saj hipersonike të tipit të ri me rreze të mesme veprimi.

Pretendimi ka të bëjë me zhvillimin e një rakete më të fuqishme të projektuar për të goditur interesat amerikane në rajon. Territori amerikan i Guam-it në Paqësor është strehë e bazave ushtarake amerikane. Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë baza ushtarake në Japoni.

Media shtetërore e Koresë së Veriut tha të mërkurën se udhëheqësi Kim Jong Un drejtoi testin tokësor të motorit me shumë faza me lëndë djegëse në gjendje të ngurtë për raketën hipersonike, raporton VOA. Testi u zhvillua në objektin veriperëndimor të lëshimit të raketave, njoftoi Pheniani.

Një raketë hipersonike është ndër një grup sistemesh armësh të teknologjisë së lartë që udhëheqësi Kim u zotua publikisht të zhvillojë në vitin 2021 për të përballuar atë që ai e quajti thellimin e armiqësisë me Shtetet e Bashkuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: