Brenda fundit të marsit të 2020 do të jetë i gatshëm një test molekular për të identifikuar në mënyrë të shpejtë coronavirusin e ri Covid-19.

Ajo që e ka prodhuar është DiaSorin, shumëkombëshja që operon në segmentet e imunodiagostikës dhe të diagnostikës molekulare, e cila ka njoftuar se ka përfunduar, në spitalin Spallanzani të Romës dhe Poliklinikën San Matteo të Pavia, studimet e nevojshme për të nxjerrë në treg këtë test.

Testi është zhvilluar për tu realizuar tek analizuesi Liaison Mdx, që falë diskut të tij të amplifikacionit direkt, jep mundësi të rezultatit brenda 60 minutave, në krahasim me 5-7 orë që duhen tani me metodat që janë. Testi do të tregtohet me markën CE në Europë dhe do ti paraqitet Food and Drug Administration per l’Emergency Use Authorization brenda fundit të marsit 2020.

Testi i DiaSorin do të ndjekë të gjitha protokollet e rekomanduara nga OBSH, që synon të analizojë rajone të ndryshme të gjenomit viral, për të minimizuar ndikimin e mutacioneve të mundshme në të ardhmen.

Deri tani DiaSorin ka instaluar mbi 800 analistë ndërlidhës Mdx në spitalet evropiane dhe amerikane për të diagnostikuar infeksione të gripit sezonal, si dhe një sërë infeksionesh të tjera virale dhe bakteriale, për të cilat koha e përgjigjes është thelbësore për të vendosur trajtimin e duhur dhe të shpejtë të pacientit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb