Gjermania po planifikon një paketë shpëtimi ekonomike për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit që janë prekur nga kriza e koronavirusit.

40 miliardë euro thuhet në mediat e huaja se do të jetë shifra që do të garantojë qeveria gjermane.

Vetëm 10 miliardë euro do të jenë grante të drejtpërdrejta kurse të tjerat do të jenë kredi, pra 30 miliardë euro në formë e kredive.

Gjermania ishte vendi më i përgatitur në gjithë botën për të përballuar koronavirusin sa i përket numrit të shtretërve por është një nga vendet më të goditura nga COVID- 19 teksa Merkel ditën e djeshme e konsideroi si një luftë, ose nga situatat më të vështira pas luftës së ll botërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb