Ministrja e Kulturës Elva Margarita duke folur në lidhje live në “News 24” për koronavirusin, deklaroi se masat që janë marrë janë sipas të gjitha rekomandimeve të OBSH-së.

Ne po ndjekim në mënyrë rigoroze të gjitha këshillat e qeverisë. Ka qenë OBSH ajo që ka dhënë këshilla dhe ne i jemi përmbajtur totalisht. Përgjegjësia është e madhe. Vendet e tjera të prekura janë një shembull për ne, edhe Italia. Më mirë parandalim sesa përhapje edhe më tej të virusit. Ka shumë rreziqe, andaj duhet që masat të vazhdojnë. Jemi përballë ndoshta edhe një sfide ekonomike”, tha Margariti.

Më tej, Margariti nënvizoi se edhe Ministria e Kulturës ka marrë masa për të ndaluar përhapjen e virusit.

Ministria e Kulturës ka marrë masa. Administrata ka punuar e reduktuar. Këto ditë kemi marrë masa që puna të mos ndërpritet, por të shkojë sa më përpara. Punët t’i kryejmë nëpërmjet teknologjisë, e-mailit. Punët administrative shkojnë me vështirësi përpara. Aktualisht, vendi është përballë një sfide”, u shpreh ajo.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb