TIRANË

Koronavirusi nuk po kursen më as moshat e reja, e ky fakt është thënë prej disa javësh me shqetësim edhe nga ana e personelit shëndetësor, por edhe nga ana e Komitetit Teknik.

Kohët e fundit, një djalë i ri nga Elbasani ka humbur jetën në një nga spitalet Covid në Tiranë.

I riu kishte disa ditë që ishte shtruar në një spital Covid në kryeqytet.

Gjendja e tij ishte rënduar pas infektimit me koronavirus, por nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër bashkëshoqëruese.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb