Koronavirusi përparon në gjithë botën me hapa të frikshëm teksa vendet tashmë më të goditura janë Italia, SHBA dhe Spanja.

Italia ka numër rekord sa i përket vdekjesh teksa numëron 6 mijë e 800 viktima si askush tjetër dhe 69 mijë të prekur, 12 mijë më pak se Kina.

Kjo e fundit si vendi i origjinës së COVID-19 i kanë ngelur edhe 5 mijë pacientë në spitale në kurim e sipër teksa shifrat nuk ecin më.

SHBA më pas numëron 55 mijë e 330 të prekur si dhe 804 viktima. Spanja si vendi i dytë më i goditur në Europë numëron 42 mijë të prekur dhe rreth 3 mijë viktima.

Vetëm disa vende afrikane dhe Koreja e Veriut në Azi nuk kanë shpallur ende të prekurit e parë teksa disa vende si Eritrea, Somalia, Siria apo Libia kanë vetëm nga një rast.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb