Rektori i Universitetit Luarasi Et’hem Ruka, duke folur për situatën e koronavirusit në Shqipëri, deklaroi se vendi ynë ka mundësi diagnostifikimi, edhe pse jo ndoshta të niveleve si në vendet perëndimore.

Ruka u shpreh se femra shfaqet më e mbrojtur sesa meshkulli ndaj Covid-19, për shkak të gjenetikës.

“Virusi nuk bën dallime, ka prekur të gjithë. Por në statistike më shumë janë goditur moshat e avancuara. Njerëzit reagojnë ndryshe në bazë të moshës dhe të gjinisë. Femrat preken më shumë sesa meshkujt. Nuk dihet se cfarë saktësisht e shkakton këtë, por mund të jetë një proteinë.

Femra nga ana tjeter shfaqet më e mbrojtur. Mosha e tretë është rritur. Mosha mesatare e njerëzimit po rritet. Po mendohet që shtetet do kenë më shumë shpenzime për moshat e treta. Shqipëria nuk është një shtet i zhvilluar aq sa shtetet perëndimore të zhvilluara. Por, mundësitë e diagnostikimit ne i kemi si shtetet e tjera. Ne kemi kapacitetet njerëzore për të testuar, por nuk janë teste të lehta”, tha profesor Ruka.

Po ashtu, Et’hem Ruka ka nënvizuar se në Universitetin Luarasi, ku ai shërben si rektor, mësimi vazhdon normalisht, pa ndërprerje.

“Mësimi online po aplikohet. Edhe Ministria e Arsimit ka nxitur këtë lloj mënyre. Ne për fat të mirë kemi fakultet shumë të mirë në TIK. Kemi profesore tepër të mirë. Ne kemi punuar fillimisht me pedagogët, 140 të tillë, pastaj pasi kemi arritur këtë kualifikim, jemi futur tek studenti. Kemi punuar me studentët. Ne sot jemi në rakordim të plotë. Ne mbajmë komunikim të vazhdueshëm, bëjmë punë të mirë. Luarasi dhe UET, për hir të së vërtetës punojmë me teknologji tepër të lartë. Luarasi është në punë, ashtu sic ka qenë edhe më herët,. Do vazhdojë derisa situata të rregullohet. Jam i bindur sesa të vijnë provimet, situata do ketë kaluar”, tha Ruka.

Rektori Et’hem Ruka vlerësoi se njerëzit e ndryshëm reagojnë ndryshe ndaj koronavirusit.

“Turbekulozi është sëmundje e tmerrshme, nga e cila kanë vdekur miliona persona. Qenia njerëzore është unikale, nuk jemi kopje të njëri- tjetrit. Kjo e shpjegon faktin se edhe pse trajtohemi njësoj, njëri shërohet dhe tjetri nuk shërohet.

Mënyra si reagojmë me medikamentet janë të ndryshme, prandaj edhe njerëzir reagojnë ndryshe për koronavirusin. Duhet të ndërtojmë një terapi që të përshtatet tërësisht me trupin e njeriut”, u shpreh Ruka.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb