PERDITESIMI– Ka shkuar mbi 3 milionë numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën.

Ndërsa, numri i të vdekurve nga Covid-19 ka shkuar saktësisht 207 094 njerëz.

Të shëruar nga koronavirusi deri tani ka shkuar 882 552 individë.

Për nga numri i të infektuarve me koronavirus, kryeson SHBA-të, më pas vijnë Spanja, Italia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Irani, Rusia, Kina etj.

Numri i të infektuarve me Covid-19 në Amerikë ka shkuar saktësisht në 987 322 individë, duke iu afruar shifrës 1 milionë.

08:00 – Në mbarë botën, deri tani, për shkak të koronavirusit kanë vdekur 207 008 persona.

Ndërsa, numri total i të infektuarve për shkak tgë Covid-19, ka shkuar në 2 995 152 njerëz.

Deri tashmë, janë shëruar nga koronavirusi në botë 881 510 individë.

Për nga numri i personave të infektuar, vazhdon të kryesojë SHBA, me 987 322 njerëz.

Më pas, më shumë të infektuar me koronavirus në të gjithë globin kanë shtete si Spanja, Italia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Irani, Kina, Rusia, Brazili etj.

Në Shqipëri, numri i të vdekurve nga Covid-19 ka shkuar në 28 njerëz, kurse të infektuarit me virus janë 726 individë.

Ndërsa, në Kosovë deri tani janë zbuluar 763 të infektuar me koronavirus.

(dionis xhafa/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb