Sot Kosova feston 14 vjetorin e Pavarësisë së saj dhe shqiptarë kudo ku ndodhen urojnë dhe festojnë këtë ditë shënuar.

Një urim të veçantë ka bërë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

‘Urime Dita e Pavarësisë”, ka shkruar Rita në Instagram, teksa ka publikuar një video ku shfaqet e veshur kuqezi dhe kërcen vallen shqiptare në koncertin që pati mbajtur në Prishtinë.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: