PRISHTINE- Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në UEFA. Kreu i VV-së Visar Ymeri është kujtuar të shkuar vetëm disa rreshta për ta përshëndetur këtë ngjarje të madhe.

“Pranimi në UEFA është lajm i mirë për sportistët dhe qytetarët e Kosovës. Jemi të gëzuar sa herë që vendi ynë njihet ndërkombëtarisht, në çfarëdo fushe. Ekipet dhe futbollistët e Kosovës duhet ta shfrytëzojnë anëtarësimin në UEFA për ta ngritur tutje cilësinë e futbollit në Kosovë.
Urime!”, citohet në reagimin e kreut të VV-së.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: