KOSOVË

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të enjten se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 22 vdekje të lidhura me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 raste (87, 80, 79, 79, 79, 75, 74, 74, 60 vjeç), Mitrovicë 2 (79, 77 vjeç), Prizren 2 (82, 77 vjeç), Gjakovë 2 (76, 60 vjeç), Istog 2 (84, 65 vjeç), Pejë 1 (72 vjeç), Klinë 1 (62 vjeç), Suharekë 1 (78 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas raportit të IKSHPK-së, bazuar në testimin e 1.510 mostrave, janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus edhe 627 persona.

Nga sëmundja janë shëruar 543 pacientë ndërsa raste aktive janë aktualisht janë 13.784.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 41.299 raste të të infektuarve me koronavirus, prej të cilëve 1.062 kanë vdekur ndërsa 26.453 janë shëruar./REL

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: