Sot, përfundon afati për partitë politike në Kosovë që të njoftojnë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Po ashtu, sot përmbyllet edhe afati për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore mes partive politike.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës po vazhdon zbatimin e planit të aktiviteteve për organizimin e procesit zgjedhor të 7 qershorit.
Institucioni zgjedhor bëri të ditur se ka nisur edhe procesi i verifikimit dhe ndryshimit të qendrës së votimit për qytetarët.
Votuesit mund të verifikojnë ose ndryshojnë qendrën e tyre të votimit përmes platformës online të KQZ-së:
Ndryshimi i qendrës së votimit mund të bëhet edhe pranë Zyrave të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve. Afati për ndërrimin e qendrës së votimit është deri më 17 maj 2026, ndërsa qytetarët mund ta ndryshojnë atë vetëm brenda komunës së tyre.
Sipas të dhënave të miratuara nga KQZ-ja, në zgjedhjet e 7 qershorit do të jenë gjithsej 949 qendra votimi. Prej tyre, 911 do të përdoren për votim të rregullt, ndërsa 38 qendra do të shërbejnë për organizimin e votimit me kusht në secilën komunë të Kosovës.
