PRISHTINE- Para rreth tri vitesh, duke e goditur me thikë i kishte shkaktuar ish partneres së tij plagë të rënda, me rrezik për jetën, ndërsa sot, me këmbë dhe duar të lidhura me pranga, kosovari 27 vjeçar ka qëndruar para trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut në Andelfingen, sipas Albinfo.

Veç për plagosje ai akuzohet edhe për urdhrin që ka dhënë nga burgu për vrasjen e babait të ish-të dashurës së tij. Vrasja, për fat, nuk ka ndodhur.

Plagosja ka ndodhur më 26 mars 2012 në Mwrwil të kantonit Thurgau.

Pasi e ka goditur dy herë me thikë në bark, ai e ka tërhequr rreth një orë e gjysmë me makinë ish partneren e plagosur rëndë dhe vetëm pas kësaj e ka dërguar atë në spital, në St. Gallen.

Pak orë më vonë ai qe arrestuar dhe është mbajtur në paraburgim. Gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar veprën. Por, “nuk kam dashur t`i shkaktoj plagë ish partneres. Kam dashur vetëm ta frikësoj”, ka thënë ai para trupit gjykues.

Krahas plagosjes ai akuzohet edhe për “porosinë” për vrasje të babait të ish partneres, i cili jeton në Kosovë.

Këtë porosi ai e kishte dhënë gjatë telefonatës me një të afërm të tij. Vetë posedimi i telefonit në burgun ku ka qëndruar kosovari ka qenë rreptësisht i ndaluar, kështu që edhe futja e telefonit në qelinë e burgut në këto rrethana është vepër e dënueshme.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: