Pas shqyrtimit të dokumentacionit në  Komisionin për legjislacion të  dy kandidateve për president dhe pas shqyrtimit konstatoi se ato mund të hidhen në votim.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi për nisjen e votimit për dy kandidatet për presidente të Kosovës: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Votimi për president bëhet me votim të fshehtë.

Në raundin e parë dhe të dytë kërkohen dy të tretat e votave, ndërkaq në raundin e tretë kërkohen 61 vota për president.

Nëse nuk marrin votat e nevojshme, shpërndahet Kuvendi dhe vendi shkon në zgjedhje.

Megjithatë, në sallë janë të pranishëm vetëm deputetët e shumicës parlamentare dhe ato të opozitës po i bojkotojnë punimet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb