TIRANE

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kanë postuar për herë të parë foto me djalin e tyre Rocky. Pamjet tregojnë të porsalindurin duke u ushqyer me gji nga nëna e tij, si dhe duke u mbajtur në krahë nga i ati.

Rocky ka lindur më 4 nëntor dhe një burim i brendshëm nga familja për revistën People tha se ata ishin “mbi hënë për ardhjen e djalit të Kourtney-t”. Personi përmendi gjithashtu se ata ishin të shqetësuar se diçka mund t’i ndodhte foshnjës pasi shtatzënia e saj “mori një kthesë stresuese drejt fundit”.

Kourtney duhej të dërgohej me urgjencë në spital për t’iu nënshtruar kirurgjisë urgjente të fetusit në shtator, një ngjarje që e shtyu Travis të anulonte disa shfaqje të turneut evropian të Blink 182 dhe të ishte me gruan e tij.

Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë për Kourtney-n dhe bebin dhe në një intervistë për Vogue ajo tha se tani ka një “mirëkuptim dhe respekt krejtësisht të ri për nënat që u është dashur të luftojnë për foshnjat e tyre gjatë shtatzënisë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb