Kourtney Kardashian është në pritje të fëmijës së saj të parë me Travis Barker. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” shpesh ndan me audiencën e saj në Instagram foto nga jeta e saj me muzikantin.

Këtë herë, përmes llogarisë së saj ajo ka postuar një foto ku shfaqet duke pozuar topless në pasqyrë duke treguar barkun rrumbullak.

Në të, ajo duket se ka veshur vetëm një palë xhinse, ndërsa është fotografuar në pasqyrën e dhomës së zhveshjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Poosh (@poosh)

Kourtney zbuloi shtatzëninë e saj në qershor. Ajo ka tre fëmijë të tjerë me ish-in e saj, Scott Disick.

Së fundmi ajo dhe Travis Barker kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës, që është djalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb