TIRANE– Gjatë mbledhjes së ditë së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar informacione shtesë nga Prokuroria për verifikimin e mandatit te kryetarit të bashkisë së Pogradecit Eduard Kapri, në kuadër të ligjit të dekriminalizmit.

Me 4 vota pro dhe 2 kundër, KQZ ka kërkuar informacione shtesë nga Prokuroria për shkakun e dëbimit nga Gjermania të Eduard Kaprit.

Avokati i Eduard Kaprit u shpreh se klienti i tij nuk preket nga ligji i dekriminalizimit dhe sipas tij dëbimi për arsye emigracioni nuk përbën shkak për heqjen e mandatit.

Gjatë mbledhjes së sotme, KQZ vendosi: ”Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik Eduart Kapri, Kryetar i Bashkisë Pogradec, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integriteti t të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: