TIRANE– Në kuadër të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, Prokuroria e Përgjithshme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë nënshkruar një marrëveshje për mbarëvajtjen e procesit. Kjo marrëveshje konsiston edhe në pastërtinë e kandidatëve për kryetarë bashkie në mbarë vendin, dhe në hetimin e rasteve, por u shpreh se deri më tani tha se nuk ka ndonjë rast konkret.

“Zgjedhjet të lira e demokratike janë proces i rëndësishëm për jetën e një vendi, ndaj është e rëndësishme që të gjitha institucionet të jenë të angazhuara për të garantuar proces të rregullt zgjedhor. Ne tashmë si Prokurori kemi krijuar një praktikë pune për monitorimin e fushatave zgjedhore, për më tepër gjatë ditëve të zgjedhjeve. Do të ketë hetim të plotë dhe në kohë reale të incidenteve gjatë zgjedhjeve. Do të jemi të angazhuar me qëllim për të evidentuar rastet e incidenteve të mundshme dhe për të vënë para përgjegjësisë individë që synojnë të cenojnë zgjedhjet. Ky hetim është i rëndësishëm për funksionimin normal të shtetit dhe funksionimin e demokracisë në vend. Prokurorët shqiptarë do të jenë të angazhuar për të hetuar në kohë reale çdo rast të referuar nga KQZ. Por kërkojmë nga KQZ, media, qytetarët, dhe institucionet, që në çdo rast të konstatimit të veprave penale në lidhje me sistemin zgjedhor t’i raportojnë ato në Prokurori, pasi vetëm me bashkëpunim do arrijmë zgjedhje të ndershme”, tha Llalla.

Kryeprokurori Adriatik Llalla tha se do të punohet për hetim të plotë dhe në kohë reale të incidenteve gjatë zgjedhjeve.

Ndërsa i ka kërkuar KQZ-së dhe qytetarëve që të referojnë problemet në Prokurori, Llalla tha se “do të zbatohet praktike e re për monitorimin e fushatës”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb